Ulëz, banorët në protestë për shitjen e HEC-eve: Do bojkotojmë zgjedhjet

Qindra punonjes të hidrocentraleve Ulëz dhe Shkopet si dhe qindra banorë të fshatrave dhe komunave përreth kanë protestuar kundër privatizimeve të hidrocentraleve mbi lumin Mat.Protestuesit deklaruan se do të bllokojnë rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë,si dhe do bojkotojnë zgjedhjet e 23 Qershorit n.q.s ndodh kjo pasi sipas tyre ky privatizim  nuk shitje por grabitje. Pjesëmarrës dhe organizator i kësaj   protese ka qënë deputeti i PS Qemal Minxhozi si drejtues të pushtetit lokal në Ulëz.Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nënshkroi pak javë më parë kontratën me kompaninë Kurum për blerjen e 100 për qind të aksioneve të hidrocentaleve " Bistrica 1 dhe Bistrica 2" si dhe  Ulëz e Shkopet .Të katër hidrocentralet, janë blerë për shumën 109.5 milionë euro nga kompania turke. Ndërkohë që në seancën parlametare të ditës së hënë pritet të miratohen me votat e maxhorancës shitja ,pasi PS është pozicionuar kundër këtij privatizimi.