Kamëz, gjendet një fëmijë 6-vjeçar, kishte humbur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2013, 17:41
Një fëmijë 6-vjeçar është gjetur nga policia në Kamëz pasi kishte humbur rrugën. Fëmija i cili u gjend nga puonjësit e policisë së komisariatit Nr.5 ka deklaruar se quhet Visi por pa mundur të tregojë për mbiemrin apo prindërit e tij.Forcat e policisë i bëjnë thirrje familjarëve të fëmijës që të vijnë ta marrin vogëlushin në komisariat.Mësohet se fëmija ka veshur xhinse blu dhe atlete të bardha dhe gjëndja e tij shëndetësore është e mirë.Dyshohet se vogëlushi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e prindërve dhe nuk ka mundur dot të kthehej më.