Çmimet e fruta-perimeve të larta, nuk ka ende prodhim vendas

Çmimet e fruta perimeve vazhdojnë të jenë të larta edhe pse pranvera po troket. Ky mosndryshim i çmimeve të produkteve ndikohet drejpërdrejt nga mosfurnizimi i tregut me prodhimet vendase, si pasojë e mungesës së tyre dhe furnizimit të tregut me produkte të huaja.Edhe ai pak prodhim vendas i cili ka hyrë në treg nga prodhimi i hershëm vendas është në sasi të pakët duke mos ndikuar kështu në uljen e çmimeve të këtyre produkteve në treg.Ndërkohë shitjet vazhdojnë të jenë të pakta duke u motivuar edhe nga çmimet e kripura të fruta-perimeve në këtë fillim marsi.Pranvera dhe ngrohja e temperaturave në javët e ardhshme pritet të ndikojnë në rritjen e numrit të produkteve të perimeve dhe sasisë së tyre në treg duke sjellë kështu edhe lehtësime për xhepat e konsumatorëve shqiptar.