Rama prezanton kandidatin e ri të PS-së Ilirjan Celibashi

Kreu i PS-së, Edi Rama ka prezantuar sot para publikut kandidatin për deputet të qarkut të Fierit, ish kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama u shpreh se ardhja e Celibashit në PS është një vlerë e shtuar në skuadrën e cila do të bëjë të mundur rilindjen e vendit.Sipas tij, Celibashi është një emër i njohur, që mbahet mend për garantimin me ndershmëri të të vetmit rrotacion pa rrënim.“I kënaqur pas dy refuzimesh në vite të ftesës sime, ai këtë herë ma shprehu vetë gatishmërinë e tij për të kontribuar në skuadrën tonë, vlerë morale, profesionale e qytetarë për skuadrën tonë dhe kuvendin e ri. Një shembull më shumë i faktit se në 23 Qershor shqiptarët do zgjedhin mes pushtetit të një njeriu dhe një skuadre të aftë e të gatshëm për të ndërtuar shtetin e shqiptarëve, që janë këtu jo për të fituar duke përfituar por për të dhënë në rrugën e një fitoreje nga e cila do fitojnë njerëzit e zakonshëm” tha Rama.Ndërsa kandidati Ilirjan Celibashi ka deklaruar se programi i PS-së do ketë mundësi të sjellë paqe sociale aq të dëshiruar, stabilitet e mirëkuptim politik mes palëve.“Kontributi im do të jetë modest, por nëse të gjithë shohim nevojën që ky vend duhet të ndryshojë, duhet të angazhohen, e kam parë veten shumë mirë në këtë angazhim kam bindjen se kjo është alternativa më e mirë për të zhvilluar vendin. Angazhimi im në politikë do të jetë shembull për të treguar për qytetarët se politika nuk mund dhe nuk duhet të jetë profesion që siguron realizimin e interesave të ngushta të atij që merret me politike, por mjeti dhe mënyra për të ndryshuar shoqërinë dhe jetën e vendit” tha Celibashi.Sipas tij, politika mund dhe duhet të ndryshojë në kete vend. “Pjesa më e madhe e politikanëve kanë aftësinë të kuptojne se politika është dialog, konsensus në interes të vendit. I jam bashkuar PS se kam bindjen se ajo në qeveri pas zgjedhjeve te qershorit është siguria që politikëbërja do të jetë ndryshe në interes të qytetarit’ tha Celibashi.Më herët kryesocialisti Rama ka prezantuar gazetarin Alfred Peza për Peqinin, biznesmenin Parid Cara për Kavajën dhe prokurorin Vexhi Muçmata për deputet në Kukës.