Kapen 700 kg kanabis në Portin e Durrës, arrestohet maqedonasi

Një sasi prej rreth 700 kg drogë e llojit canabis sativa është bllokuar nga policia kufitare e Portit të Durrësit dhe sektori antidrogë.Droga është bllokuar në një kamion me targa maqedonase SK 840 UR që drejtohej nga shtetasi Pande Mushov ,i cili është shoqëruar në policinë e Durrësit.Mësohet se policia ka e ka gjetur drogën të fshehur poshtë kamionit gjatë një kontrolli të imtësishëm të mjetit.Sipas policisë kamioni me lëndë narkotike ka hyrë ditën e djeshme nga pika kufitare e Qafë Thanës ndërsa destinacioni i drogës ishte Italia.Ndërkohë policia po heton për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.