Korçë, rrëmbeu dhe përdhunoi të miturën, pranga 26-vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2013, 10:00
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet se ka përdhunuar një minorene.Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se është arrestuar 26-vjeçari Nikolin Samara, i cili ka rrëmbyer shtetasen me iniciale M.G 13-vjeçe jashtë dëshirës së saj.Nga hetimet paraprake mësohet se Samara e ka dërguar të miturën në një banesë të vjetër në fshatin Mborje dhe e ka përdhunuar atë.Pas denoncimit të familjarëve të vajzës, policia ka mundur të arrestojë 26-vjeçarin, i cili do të përballet me akuzën për heqje të paligjshme të lirisë dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.