Durrës, 500 punëtor të hekurudhës shkurtohen nga puna
Ka arritur në 500 numri i punëtorëve të shkurtuar kohët e fundit në hekurudhën shqiptare.Kryetari i Sindikatës së kësaj hekurudhe, Osman Meta, ka bërë të ditur se si rezultat i mos investimeve dhe mungesës së vëmendjes së shtetit ndaj kësaj ndërmarrje strategjike, është shtuar numri i punëtorëve të shkurtuar, duke rënduar problemet sociale të këtij kontigjenti...Ndërkohë, kreu i sindikatës së hekurudhës shqiptare i ka rënë këmbanave të alarmit, duke deklaruar se hekurudhës po i shkaktohen dëme të rënda nga vjedhja e pjesëve të makinerive tepër të kushtueshme ,duke denoncuar dhe një rast të ri ku hekurudha është grabitur nga persona të papërgjegjshëm që akoma nuk janë vënë para përgjegjësisë, në një kohë që koston për këto dëme e paguajnë punëtorët.Një problem tjetër për hekurudhën shqiptare vazhdojnë që të jenë dhe mbikalimet e paligjshme që janë një preçedent për aksidente hekurudhore, në një kohë që mungon reagimi i pushteteve vendore në zonat ku kalon hekurudha shqiptare .