Fondi Shqiptar i Zhvillimit rikonstrukton rrugën Grekan - Dëshiran - Vlashuk

Një rrugë e re e asfaltuar do të lidhë komunat Grekan, Kajan dhe Kozarë në afërsi të Belshit.Ndërhyrjet financohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe qeveria shqiptare, ndërsa përfituesit e kësaj rruge do të jenë 15 mijë banorë që jetojnë në këto komuna, të cilët janë përballur me një rrugë të amortizuar ku lëvizej me vështërsi.Ekspertët e Fondit Shqiptar të zhvillimit, thanë se sipas projektit, rruga do të ketë një gjatësi prej 13.5 km dhe parashikon aslaftim, kanalizime, bankina, sinjalistika dhe vepra arti. Drejtori i Fondit Shqiptar të zhvillimit, Benet Beci, inspektoi nga afër punimet duke u shprehur se ndërhyjet do të ndikojnë në zhvillimin social dhe ekonomik të zonës.Mungesa e infrastrukturës prej vitesh, ka bërë që mjaft nga këta fermerë ti mbajnë stok prodhimet e tyre për shkak se transporti ka qënë i vështirë dhe me kosto. Tregjet më të afërt janë në Lushnje, Elbasan dhe Berat dhe rruga e re pritet të shkurtoj distancën mes komunave dhe këtyre qyteteve.Në zonat e banuara projekti parashikon trotuare dhe shtrimin e linjave të elektro-telefonisë. Kohëzgjatja e punimeve për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor është parashikuar 17 muaj. Me rrugën e re shkurtohet koha e udhëtimit 3 herë, krahasuar me atë përpara rikonstruksionit të rrugës.