Osman Metalla: Cila është Shqipëria e vërtetë për Edi Ramën
Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit , Osman Metalla, ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me pasurinë e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama.Në këtë deklaratë, deputei i PD-së u shpreh:“Rilindasi Edvin jeton në Shqipërinë ku thotë se nuk është i varfër, por refuzon të bëjë publike pasurinë e tij pasi siç thotë ai në këtë çështje është mjaft i ndjeshëm. Për Ramën faturat tatimore nuk janë detyrime ligjore. Ato janë detyrime ligjore vetëm për qytetarët e thjeshtë. Për të njëjtat arsye ndershmërie ende sot e ëma dhe I biri nuk kanë bërë publike pasuritë e tyre, pasi nuk e ndjejnë që e kanë këtë detyrim ligjor. Deri në vitin 2004 thjesht ka refuzuar të deklarojë pasurinë, në vitin 1005 dhe në vazhdim deklaron vetëm borxhe, madje në ditën më të mirë borxhliu Edvin deklaron jo më shumë se 3 mijë Euro pasuri. Në vitin 2011 karta e tij e kreditit rezulton me -242 Euro, nuk ka shtëpi edhe pse gjatë mandatit të tij të fundit si kryetar i Bashkisë së Tiranës ka dhënë leje për afro gjysëm milion metër katror për Rilindasit e tij. Të ardhura ka vetëm rrogën e shtetit por po ndërton një vilë prej 2800 m2 , në një truall prej 5800 m2 të dhënë pothuajse për sevap por jo në Tiranën që ndërtoi me Fidelët e tij, por jashtë saj. Dje në Pezën e rilindasit Dash, sot në Dajtin e rilindasit Xhemal. Jeton gjithashtu në Shqipërinë ku një familje mesatare si ajo e znj. Linda Basha ka mundësinë të falë 100 mijë Euro, madje I mbeten dhe 1 milion Euro të tjera për të ndërtuar modestisht një pallat, e gjitha kjo duke u marrë vetëm me mësimdhënie dhe me punë shkencore. Sipas deklarimeve të tij, Shqipëria në të cilën jeton rilindasi Edvin, qënka një vend goxha I mirë për të jetuar, mirpo ai kërkon për të drejtuar një vend krejt tjetër, një Shqipëri ku siç thotë ai 1 milion veta janë të papunë dhe 4 milion shqiptarë nuk kanë të hanë, të pinë, të vishen.Krejt llogjikshëm lind pyetja: Cila është Shqipëria e vërtetë, ajo në të cilën jeton aktualisht rilindasi Edvin apo ajo e zhytura në mjerim të cilën kërkon të drejtoj si rilindas? Çdo shqiptar që siguron jetesën nga pika e djersës që derdh çdo ditë, e ka përgjigjen e kësaj pyetje. Besoj se instituti i deklarimit të pasurive dhe prokuroria duhet të bëjnë punën e tyre.”