Policia e Vlorës arreston katër persona të shumë kërkuar

Sipas një njoftimi për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, bëhet me dije se janë arrestuar katër persona shumë të kërkuar. Njoftimi vijon si më poshtë:Në kuadër të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, sot në orët e para të mëngjesit nga ana e strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, janë kontrolluar 22 banesa  të personave të kërkuar .Në kuadër të këtij plani masash u finalizua  me sukses operacioni i koduar “ZODIAK”, që çoi në kapjen e shtetasve :Ardian Gockaj 42 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë me 10 vite e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të ''trafikut të narkotikëve'' të kryer në bashkëpunim. Gjatë momentit të arrestimit, këtij shtetasi i është kapur dhe një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Sokol Hodaj 26 vjeç, lindur dhe banues Vlorë, i padënuar më parë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "prodhimit dhe shitjes së narkotikëve".U arrestua personi i 9-të i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "SFIDA 4", të realizuar disa ditë më parë për një grup kriminal që kryente vjedhje me armë me dhunë dhe vjedhje të tjera, i cili është shtetasi Emiljano Sulejman Aliaj, vjeç 22, banues në fshatin Risili Vlorë, ku ndër të tjera ka vjedhur edhe kompjuterat e shkollës Risili.