Aksident me pasojë plagosjen e 4 personave në autostradën Tiranë-Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2013, 12:50
Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Vorës.Si pasojë e përplasjes së një furgoni, janë plagosur katër persona të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku po marrin dhe ndihmën e nevojshme mjeksore.Si pasojë e aksidentit është bllokuar njëri kah i autostradës Tiranë-Durrës dhe qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm nga njëra korsi.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë nisur punën për hapjen e e korsisë së bllokuar si dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.