Vangjel Dule: PBDNJ do të jetë pjesë e qeverisjes pas 23 Qershorit
Është mbledhur paraditen e sotme, Aktivi Kombëtar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.Fjalën e hapjes në këtë Aktiv Kombëtar e ka mbajtur kryetari I PBDNJ-së, Vangjel Dule, I cili është shprehur: “ Shqipëria ka humbur tre herë statusin për në Bahkimin Europian, pasi në axhendat partiake mbetet vetëm vota. PBDNJ-ja insistuar gjithmonë që e keqja e zgjedhjeve është administrimi partiak i proçesit zgjedhor.”“Unë ju garantoj se përfaqësuesit e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të jenë garant për vullnetin e sovranit” u shpreh Dule.“Kreu I PBDNJ-së tha gjithashtu se : “ Jemi para një proçesi të padrejtë pas miratimit të Kodit Zgjedhor nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Aktualisht 133 deputetë janë vullnet i dy personave, janë vullnet i Sali Berishës dhe i Edi Ramës. Nga të dyja palët, as nga PD-ja dhe as nga PS-ja nuk është folur për pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje. Ne nuk duhet të heqim nga fokusi votën e lirë në këtë proçes zgjedhor.”“Ne nuk jemi vetëm nën ndikimim e krizës së eurozonës, por kemi ekonominë në krizë. Është koha e ridimensionimit të politikave ekonomike”, ka përfunduar fjalën e tij Vangjel Dule.