Pandeli Majko nga Korça: Të vrasësh një punonjës policie do të thotë të godasësh shtetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2013, 11:58
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko në një takim që ka patur në qytetin e korçës ka folur për përmbytjet që ndodhin në fushën e Maliqit dhe për të cilat duhet gjetur patjetër një zgjidhje.“Përmbytjet në fushën e Maliqit janë kthyer në një rutinë, duhet gjetur patjetër një zgjidhje”, është shprehur Majko .Deputeti i Partisë Socialiste në takimin e tij ka folur edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, duke u shprehur se :“Ne jemi gjithmonë në mbështetje të policies. Të vrasësh një punonjës policie do të thotë të godasësh shtetin”, ka thënë Majko.