“Balkan Wine Expo 2013”, mundësi bashkëpunimi
Marrdhëniet bashkëpunuese mes Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit, intesifikohen më tej me prezencën e bizneseve të verës në vend. Verërat lider në tregun botëror, të Italisë dhe të Ballkanit, prezantohen për herë të dytë në Shqipëri, në “Balkan Wine Expo 2013”.Ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani, ka theksuar se kjo iniciativë krojon lidhje mes operatorëve të kësaj fushe dhe një marrëdhënie bashkëpunimi.Gjithashtu edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jakaj, ka mbështetur këtë nismë, si të rëndësishme për rritjen e eksporteve dhe gjetjen e partnerëve të duhur.Panairi i verave i cili përfundoi me këtë ekspozim, ka nisur dy ditë më parë me seminare, trajnime e workshope, për shkëmbimin e përvojave dhe mësimin e gjuhës italiane.