Eduart Halimi: Nga sot një paketë e re në favor të sigurisë së qytetarëve

Në lidhje me ekstradimet dhe për projektligjet për ndryshimin e dënimeve, ka folur Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, në inervistën e tijë në RTV “Ora News”.I pyetur se cila është ideja e Ministrisë së Drejtësisë për të ashpërsuar epërsinë e ligjit ndaj fonemeneve shqetësuese si armëmbajtja pa leje, Ministri Halimi është përgjigjur:“Kemi kryer një punë intensive, nga muaji Nëntor një grup ekspertësh në Ministrinë e Drejtësisë, kanë hartuar paketën e drejtësisë kriminale e cila do të jetë paketa më e ashpër ndaj krimit urban në këto 20 vjet. Kjo paketë ka përfunduar tërësisht, dhe ky draft i plotë me 41 nene i është shpërndarë shoqatave joqeveritare. Drafti është hartuar duke u konsultuar në diskutime bilelaterale me institucione publike, me Drejtorinë e Policisë, me Ministrinë e Brendshme, me Prokurorinë e përgjithëshme,dhe me institucione të tjera publike të cilat përfshihen në veprimtarinë e tyre penale, si dhe me një konsultim të gjerë në Facebook. Ky draft paraqet dhe parashikon një sërë amendimesh të cilat janë mirëpritur nga të gjithë pasi është një nisëm e cila ashpërson politikën penale ndaj krimit, synon të zmbraps krimin urban, të rrisë sigurinë publike dhe të japi një ndëshkim më të ashpër ndaj autorëve.”“ Paketa synon të forcojë dënimet ndaj krimeve me rrezikshmëri të lartë dhe vendos rregulla shumë të qarta për të garantuar që dënimi i dhënë do ekzekutohet një më një. Fillon me ashpërsimin e dënimeve maksimale i cili ka qënë maksimumi 25 vjet dhe do të bëhet nga 28 deri në 40 vjet. Tek kjo masë përfshihen vrasja e policëve, e cila del dhe si një nen më vete, vrasja për gjakmarrje dhe vrasja brënda familjes e cila dhe kjo del si një nen më vete. Më e rëndësishmja është se këta persona të cilët kanë kryer këto vepra të rënda nuk do të kenë mundësinë të lirohen me kusht.”“ Ky është një ligj i cili kërkon tre të pestat, prandaj shpresojmë që opozita të fillojë dhe të trajtojë me seriozitet këtë paketë e cila ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve shqiptarë, me zmbrapsjen e krimit urban dhe me reformën më të thellë në kodin penal gjatë këtyre viteve. Është detyrë e çdo deputeti të Partisë Socialiste, që në përmbushje të funksionit kushtetues, në përmbushje të detyrimit ndaj parave të taksapaguesve, të japin votën, të kontribuojnë dhe të ndryshojnë dhe të vendosin nene të cilat ata i çmojnë si të domosdoshme, vetëm se kjo duhet të bëhet nën bekimin e ekspertëve të Bashkimt Europian.”“Ajo që ka rezultuar më tepër gjatë inspektimeve dhe monitorimeve ka qënë se prokuroria ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dënimet minimale. Si pasojë e kësaj ndodh fenomeni që avokati kërkon gjykim të shkurtuar, prokuroria bie dakort dhe aplikohet dënimi minimal, gjykimi i shkurtuar dhe të gjitha palët dalin të kënaqura dhe nuk vazhdon më ankimi në shkallët e tjera. Ka rezultuar që personat të cilët kryejnë një krim të rëndë, mund të jenë të moshës së re 20-22 dhe 25 vjeç dhe 20 vjet burg për ta nuk do të thotë asnjë gjë pasi në moshën 40 vjeç ata janë përsëri të lirë. Kjo eksperiencë na bënë ne që të rrisim dënimin. Ashpërsimi ndaj këtyre veprave do të ngushtojë mundësinë për të devijuar gjykatës, prokurorit, avokatit. Kjo paketë ka dhe një këndvështrim tjetër. Ajo parashikon dhe një sërë nenesh të cilat shmangin tërësisht apo pjesërisht nga dënimi ata persona të cilët janë bashkpunëtorë, pra kjo është një paketë gjithpërfshirëse. ”Ministri Halimi ka folur gjithashtu dhe në lidhje me ekstradimin nga Selaniku të dy të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, duke thënë se: “ Është një proçedurë normale, që ndodh nga momenti që ndodh arrestimi dhe unë mendoj se është çështje ditësh ekstradimi i tyre në Shqipëri. E gjithë struktura shtetërore është në gadishmëri të plotë që me ardhjen e proçesit në Shqipëri , ai të mbyllet brënda 24 ose 48 orëve dhe nuk do të presi 40 ditë siç e parashikon proçedura.” Ka përfunduar Halimi.