Rama: Sporti përparësi në programin tonë qeverisës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2013, 19:34
“Nëpërmjet organizimit të aktiviteteve sportive në shkolla e universitete dhe ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme për këtë qëllim do të mund të arrijmë të nxjerrim rininë nga rruga e keqe në të cilën ajo ka hyr sot.”Kjo deklaratë vjen nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë ndarjes së çmimeve në kampionatin e minifutbollit për të rinjtë, që Partia Socialiste ka organizuar në Tiranë.Rama tha gjithashtu se mbështetja e talenteve për tu bërë figura të mëdha të sportit, është një tjetër pikë e programit të Partisë Socialiste për të pasur kurdoherë kampionë.Kampionati i minifutbollit për të rinjtë u fitua nga skuadra e Ali Demit ndërsa në vend të dytë e të tretë u renditën Instituti i Bujqësisë dhe Instituti i Sporteve