Elbasan , makina përplas një motoçikletë, vdes drejtuesi i motoçikletës

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, në qytetin e Elbasanit.Një automjet është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, identiteti i të cilit nuk dihet akoma.Menjëherë viktima është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit me targa EL 19 74 C dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.