AQSHF pasurohet me materiale filmike nga Lufta e II Botërore

Për herë të parë AQSHF, pasurohet me rreth 8 min materiale filmike të rralla, të cilat i përkasin vjeshtës së vitit 1944, mbi zbarkimin e komandove angleze në Spilje të Sarandës, gjatë Luftës së II Botërore.Materiali i xhiruar nga Peter Hopkinson, operator i njohur britanik gjatë kohës së luftës, i është dhuruar Muzeut Historik Kombëtar, nga kërkuesi dhe studiuesi i marrëdhënieve kulturore shqiptaro-britanike, Bejtullah Destani, e ndërsa Drejtori i Muzeut, Luan Malltezi, ia ka besuar dorëzimin, Arkivit shtetëror të Filmit.Drejtoresha e Arkivit të Filmit, Elvira Diamanti, tha se këto pjesë filmike i shtohen materialeve të pakta që korrespondon arkivi nga periudha e Luftës së Dytë Botërore.Materiali është pa zë, në formatin 35 mm. Ngjarjet zhvillohen në Spilje të Sarandës, ku tre anije angleze i afrohen bregdetit për të luftuar në operacionin e tyre të parë përgjatë Ardiatikut. Aty ka momente pushimi, mësymje edhe një i vrarë në llogore...