Avokati i Popullit: Të gjendet strehim për familjet qiramarrëse

Pavarësisht aspektit pozitiv për të rregulluar një padrejtësi shoqërore  “akti normativ për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm” ka sjellë  një sërë problemesh për qytetarët e pastrehë pasi ka munguar një studim për efektet.Alket Jaupi nënkomisioner pranë Avokatit të Popullit ka deklaruar se shumë persona që kanë lënë shtëpitë kanë mbetur të pastrehë.Pikërisht për këtë Avokati i Popullit i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë ndryshim dhe përmirësim të bazës ligjore në mënyrë që të gjendet një strehim sa më i shpejtë për familjet qiramarrëse.