Ministria e Bujqësisë: Niveli i Aflatoksinës në qumësht i padëmshëm
Ministria e Bujqësisë,Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit garanton qytetarët se niveli i Aflatoksinës në qumësht është i parrezikshëm për shëndetin.Një një deklaratë për mediat drejtori i Politikave të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Gani Moka i ka bërë thirrje fermerëve dhe kompanive që të vazhdojnë me veprimtarinë e tyre pasi nuk ka vend për panik.Sipas drejtorit të sigurisë Ushqimore qytetarët duhet të përdorin qumështin shqiptar pasi ai nuk ka asnjë problem.Sipas drejtorit Moka shkaqet e pranisë së Aflatoksinës në qumësht janë të një karakteri sezonal pasi kjo stinë ka qenë shumë e lagësht.Megjithatë sipas përfaqësuesve të ministrisë po priten rezultat prej laboratorit të Breshias në Itali për ato që kanë ngjallur dyshim.