Gjykata e Selanikut, 40 ditë për Frrokun e Jakun, pritet ekstradimi

Gjykata e Selanikut dha sot masën e sigurisë 40 ditë burg për dy të dyshuarit për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, Arben Frrokun dhe Jak Jakun.Ndërkaq pritet që e gjithë kjo të shfrytëzohet nga autoritetet shqiptare për të ekstraduar Frrokun nga shteti helen, si të dyshuarin kryesorë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.Ndërsa për dy personat ekziston edhe një masë tjetër sigurie në vendin tonë. Për Arben Frrokun është marrë një vendim në mungesë nga gjykata e krimeve të rënda për ta lënë në burg  si të dyshuarin kryesor për vrasjen e kryekomisar Lamaj.Ndërsa për Jakun është marrë një masë nga Gjykata e Tiranës për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike, pasi në shtëpinë e tij në Domje u gjet një arsenal armësh dhe drogë në sasi dhe lloje të ndryshme.Ndërkohë Interpol Albania ka publikuar në website dy fotot e Arben Frrokut dhe Jak Jakut, duke i shpallur persona në kërkim.Përbri fotot të Frrokut shkruhet se ai kërkohet për akuza që kanë të bëjnë me marrjen e jetës.Ndërkohë në foton e Jak Jakut shkruhet se akuza për të cilën është shpallur në kërkim është krime të lidhura me drogën dhe përdorimin e armëve dhe eksplozivëve.