Ekstradohet nga Greqia i kërkuari për vrasje
Një 34-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia pasi akuzohet për vrasje. Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, është bërë me dije se është ekstraduar nga Athina, drejt vendit tonë shtetasi Malken Muho nga Berati.34-vjeçari ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat e ka dënuar me 21 vjet burg për "vrasje në rrethana të tjera cilësuese.Ngjarja ka ndodhur më datën 27 korrik 1998, në lagjen Kushtrimi në Berat ku 34-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin Narbis Goxhi, ka vrarë shtetasit Englant Toska, Gem Arapi dhe Mustafa Ruhja, si dhe ka plagosur disa shtetas të tjerë.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, më datën 04 tetor 2012, është bërë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.