Berisha: Të vendosur për zgjedhje të lira dhe dinjitoze
Kryeministri Berisha ka garantuar sot se qeveria do të bëjë gjithçka për një process zgjedhor dinjitoz dhe të denjë për shqiptarët.Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, shefi i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu se qeveria do të vijojë më tej me reformat që do të bëjnë të mundur zhvillimin e vendit."E informova kryeministrin Thaçi për përpjekjet që po bëhen në Shqipëri për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe dinjitoz si dhe për vendosshmërinë e qeverisë për një proces të civilizuar dhe të denjë. Gjithahstu e njoha me reformat që po ndërrmer qeveria në mënryë që të përballojë krizën dhe të garantojë rritje ekonomike dhe punësimin e qytetarëve" tha Berisha.I pyetur nga mediat nëse është o gatshëm për një debat televiziv me kreun e opozitës Edi Rama, kryeministri Berisha u përgjigj: “Nuk e mora vesh, më ftoi mua apo zëdhënësen time mbrëmë, më sqaroni mua dhe pastaj t’u përgjigjem. Më ftoi mua apo Laura Vorpsin mbrëmë Rama, do e diskutojmë me Laurën” ka thënë ai.Gjithashtu një tjetër pikë e takimit sipas kryeministrit Berisha ka qënë edhe dialogu që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë të cilën ai e cilësoi si shumë të rëndësishëm jo vetëm për të dyja vendet por edhe për të gjtihë rajonin.“Progresi në dialogun Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm për të gjtihë rajonin tonë pasi zgjidhja e një problemetike të shumtë të trashëguar nga e shkuara është një arritje e rëndësishme për këto dy vende të pavarura dhe për mbarë rajonin” tha Berisha.Ai shtoi se nuk duhet të ketë dyshime për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes kryeministrave të të dyja vendeve“Marrëveshjet që arrihen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë kanë fuqinë politike të Bashkimit Europian. Ato po ndërmjetësohen nga baronesha Ashton e cila është përfaqësuesja më e lartë në politikën e jashtme në Bashkimin Europian. Nuk është mirë që të lihen dyshime për vendosshmërinë e BE-së për të parë këto marrëveshje të zbatuara. Unë jam optimist dhe besoj që ajo që do të arrihet në Bruksel mund të bëhet e prekshme nga qytetarët e të dyja vendeve. Çështjet për të cilat është rënë dakort janë shumë të rëndësishme” shtoi Berisha.Berisha: Marrëveshja për shtetësinë, në kohën e përshtatshmeKryeministri Berisha ka sqaruar për mediat edhe deklaratat e tij të cilat u cilësuan si nacionaliste. Sipas tij, primare për gjithë shqiptarët tashmë është konsolidimi i pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që marrëveshja për shtetësinë bëhet mes dy qeverive në kohën e përshtatshme.“Lidhur me vizat dua të bëj një qartësim, për qytetarët e Kosovës qëndrimi im është kjo do zgjidhjet me një marrëveshje të negociuar me qeverinë e Kosovës në kohën e përshtatshme. Aktualisht konsolidimi i pavarësisë së Kosovës është interesi kombëtar i shqiptarëve dhe s’mendohet të bëhet by pass, këtej negociojmë më Brukselin për vizat, këtej u them hajt tua zgjidh unë. Ai është një proces në të cilin paraqitet një listë me kërkesa dhe duhet plotësuar, hapa të cilat ndërhyjnë në një proces nuk mund të ndodhin nga Shqipëria. E rëndesishme të theksohet se roli i Kosovës po forcohet gjithnjë e me shumë në rajon e më gjerë” tha Berisha.Kryeministri Berisha shtoi më tej se pavarësia e Kosovës është interesi i mirë i paqes në rajon dhe shprehu mbështetjen e plotë për përpjekjet për integrimin e Kosovës në BE e NATO, si proces tërësisht i mbështetur në meritë.Ndërsa kryeministri i Kosovës Thaçi tha se informoi Berishën për dialogun me Daçiç në Bruksel. "Diskutuam se këto takime për normalizimin e plotë e përfundimtar të marrëdhënieve janë në një frymë konstruktive e pozitive deri tani janë zhvilluar 5 takime. Arritën disa pajtueshmëri verbale. Serbia është pajtuar për shpërbërjen e strukturave ilegale që punojnë për destabilitetin e Kosovës” tha Thaçi.