Vodhi makinën që u vra Kryekomisari, 30 ditë burg Gentian Bejtjes
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Gentian Bejtjen, autorin e grabitjes në Durrës të automjetit me të cilin u krye vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj.Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë 30 ditë burg për Bejtjen i cili dyshohet se ka vjedhur makinën BMW me targa DR 1944 F e cila është përdorur nga vrasësit e kryekomisarit.Prokuroria kërkoi 45 ditë burg për të akuzuarin ndërsa mbrojtja kërkoi që ai të shpallet i pafajshëm.Katër ditë pas grabitjes së makinës, automjeti është gjendur i braktisur dhe më targa të hequra në fshatin Domje të Tiranës.Makina u arrit të gjendet pas arrestimit të dy të dyshuarve për vrasjen e kryekomiasarit Dritan Lamaj, Arben Frroku dhe Jak Jaku, në një hotel në Selanik të Greqisë.Ndërkohë ende nuk dihet nëse 32-vjeçari e ka kryer grabitjen e automjetit për llogari të autorëve të krimit ose jo.