Laç, motorri përplaset me makinën, plagosen 2 të rinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2013, 10:33
Një aksident me pasojë plagosjen e dy të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rural Laç-Gorre.Motorri me të cilin udhëtonin dy të rinjtë është përplasur me një automjet dhe për pasojë janë plagosur shtetasit Armando Shaptej 18 vjeç dhe Xhemal Halia 29 vjeç.Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Laçit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.