Këshilli Bashkiak miraton 18 projekt/vendime
Siç nuk ndodhë shpesh në bashkinë e Tiranës, mbi 12 projekvendime janë miratuar me konsensusin e të dyja palëve në këshillin që opozita i quajti projekvendime në favor të qytetarëve.Diskutim ka patur për planin urbanistik, ku Kryetari i Bashkisë Basha tha se Tirana do të jenë të zhvilluar me këtë plan sepse do të ketë 5 fishim të hapësirave të gjelbërta.“Sot kemi plan dhe ju duhet të ndiheni krenarë si këshilltarë si kjo gjeneratë këshilltarësh, pavarësisht se një pjesë prej jush zgjodhi dhe mirëkuptoj kontigjencat politike, mirëkuptoj edh ndjenjën e turpit, shpresoj të kthehet në pendesë nga ata që urdhëruan. Zgjodhi të mos votojnë planin, por të vish këtu dhe të thuash që plani zhduk gjelbërimin ju a them edhe njëherë është njësojë sikur “Hitleri të akuzojë Azjenahurin që persekuton hebrenjtë”. Jua a them me gojën plotë që jemi krenarë që planin për herë të parë në mënyrë transparente përpara qytetarëve, garanton përveç aspekteve të tjera gjelbërimin e pesëfishuar vetëm brenda vijës së verdhë” theksoi Basha.Shërbimi taksi ka qënë një tjerët pikë debati ku opozia tha se mungon studimi i mirëfilltë për distancën dhe tarifën e këtij shërbimi ndërsa Basha pranoj se në treg ky shërbim ka dhe informalitet të lartë.Në këshillë është votuar edhe hipotekimi i objekeve të 260 blloqeve të banimit si dhe uljen e taksave me 30% të biznesit të vogël dhe të mesëm. Dencentralimi i pushteti vendor pati dikutime për shkak se opozita tha se inspektorët dhe policisë bashkiak të deleguar dhe paguar nga bashkia qëndrore mund të bëjnë presjone në fushatë. Për këtë Basha tha se vendimi hyn në fuqi pas zgjedhjeve të 23 Qershorit.Gjithashtu në Tiranë do të ketë edhe nga një përmedore edhe për Jeronim Deradën dhe Sabri Godon si dhe një mermorial për simbolet e Diktaturës e cila do të cilësohet “Post Bllok”.