Shtyhet sërish gjyqi ndaj Dritan Dajtit, shkak mungesa e avokatëve

Mungesa e avokatëve në sallën e gjyqit po i kthen seancat gjyqësore ndaj Dritan Dajtit në një parodi.Edhe sot Gjykata e krimeve të Rënda ka shtyrë për në 11 Mars seacën gjyqësore pasi nuk janë paraqitur dy avokatët e caktuar nga kjo gjykatë për mbrojtjen e Dajtit.Gjykata i ka paraqitur të akuzuarit një listë me emra avokatësh të ardhur nga Komisioni Shtëtëror për ndihmë juridike dhe nga Dhoma e Avokatisë dhe i ka dhënë 10 ditë kohë për të zgjedhur përfaqësuesin e tij ligjor.Ndërsa vetë i akuzuari Dajti është tallur me trupën gjykuese duke i kërkuar informacion se sa është fatura e shpenzimeve për avokatin mbrojtës.“Kërkoj të di faturën e shpenzimeve të avokatëve mbrojtëspër të më shpallur të pafajshëm” I është drejtuar Dajti trupës gjykuese.Ndërsa gjyqtari i çështjes është shprehur se shpenzimet për avokatët nuk do të paguhen nga Dajti, por nga Komisioni Shtetëror për Ndihmë Juridike në Ministrinë e Drejtësisë.Proçesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, shënon një rekord shtyrjes për drejtësinë shqiptare, ku problem kyç për mbarëvajtjen e gjyqit është bërë mungesa e avokatëve.Dajti akuzohet se në datën 7 gusht të vitit 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.