Gjirokastër, eksploziv një lokali, s`ka të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2013, 08:38
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në qytetin e Gjirokastrës, në zonën e njohur si Qafa e Pazarit duke krijuar panik te banorët.Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm ku një sasi eksplozivi është vendosur në derën e lokalit në pronësi të Shefki Karagjozit por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz.Mësohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke shkaktuar dëme të mëdha materiale jo vetëm në këtë lokal por edhe në objektet përreth.Nuk dihen ende shkaqet e vendosjes së eksplozivit në këtë lokal por policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.