Meta takim me ambasadorët e BE-së të akredituar në Tiranë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta takohet me ambasadorët e Bashkimit Europian të akredituar në Tiranë.Në fillim Meta ka zhvilluar  një takim kokë më kokë me shefin e delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi ndërsa më pas është takuar me të gjithë ambasadorët.Kryetari i LSI, Ilir Meta pas takimit me ambasadorët e BE në Tiranë do të japë edhe një deklaratë për mediat rreth temave që u diskutuan.Pritet që në fokus të takimit të jenë situata politike në vend, përgatitjet për zgjedhjet e 23 Qershorit dhe procesi integrues i Shqipërisë.Ndërkohë më herët, ambasadorët e BE-së të akredituar në Tiranë kanë zhvilluar një takim edhe me kreun e PS-së, Edi Rama.