Thaçi vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Berisha

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të vizitojë sot Tiranën.Kryeministri kosovar është pritet nga homologu i tij shqiptar Sali Berisha në kryeministri dhe në orën 11:45 të dy kryeministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.Disa nga temat që pritet të diskutohen nga dy kryeministrat janë zhvillimet aktuale politike në Kosovë, forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, përmbushja e plotë e axhendës evropiane nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë dhe tema të tjera me interes të përbashkët.Qeveria shqiptare është shprehur më herët se mbështet qeverinë e Kosovës në dialogun që po zhvillon me Serbinë si dy shtete të pavarura.