Korçë, dhunuan varrezat e fshatit Libonik, arrestohen dy persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2013, 08:18
Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohen se kanë dhunuar varrezat.Amarildo Çezma dhe Jurgen Jetnori janë prangosur nga policia pasi janë kapur duke vjedhur sende metalike dhe kangjellat e varrezave të fshati Libonik në Korçë.Sipas policisë dy të arrestuarit sendet e vjedhura i shisnin për skrap.Ndërkohë policia e Korçës ka bërë të mundur edhe arrestimin e një të kërkuari për plagosje.Burime nga policia bëjnë me dije se është ndaluar shtetasi Alfred Licenji i ishte shpallur në kërkim, pasi kishte plagosur një person një vit më parë.Sipas policisë Licenji ishte dënuar me 2 vjet burg nga Gjykata e Korçës me akuzën plagosje të rëndë me dashje.