M. e Shëndetësisë marrëveshje për të sëmurët me hemofili
Rreth 300 të sëmurë me hemofili, do të përfitojnë prej nënshkrimit të marrëveshjes, mes Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare me atë italiane, për ndihmën që spitali “Meyer” në Firence së bashku me qarkun e Toskanës do të kontribuojnë me dhënien e faktorit 8 dhe 9 për të sëmurët shqiptarë me hemofili. Kjo marrëveshje 3 vjeçare do t'i sigurojë një furnizim të mjaftueshëm Shqipërisë për këta të sëmurë u shpreh ministri i shëndetësisë, Tavo.Marrëveshja u nënshkrua mes drejtorit të përgjithshëm të QSUT-së, Rushi dhe drejtoreshës së qëndrës rajonale për hemofilinë në regjionin e toskanës, Maria Hoze Kaldes, e cila u shpreh se sapo iu dha kjo mundësi, mendoi për të ndihmuar pikërisht të sëmurët shqiptarë.Ambasadori Italian në shqipëri Gaiani, vlerësoi këtë bashkëpunim dhe deklaroi se kjo do e përafrojë më tej sistemin shëndetësor shqiptar me atë Italian e njëkohësisht evropian.