Studimi Rinia shqiptare 2011: Të rinjtë shqiptarë nuk kanë besim tek politika
Shqipëria edhe pse është vendi me moshën më të re në Europë, e përdor më shumë për ideale këtë fenomen se sa për vende pune.Minimumin e përfaqësimit të rinisë në politikë e shoqëri e tregojnë shifrat e një studimi, ku 96 % e rinisë shqiptare nuk kanë besim tek politika dhe drejtimi politik në vend, 70 % e tyre duan të emigrojnë jasht shtetit dhe 80 % e rinisë shqiptare kanë shqetësim kryesor papunësinë dhe varfërinë.Për drejtorin e fondacionit, Friedrich Ebert, i cili mundësoi edhe këtë studim, Frank Hantke, këto gjetje janë të habitshme për një vend demokratik, duke e quajtur jetën e rinisë shqiptare si skizofrenike.Rinia shqiptare mendon në mënyrë paralele, nuk ka besim tek politika por nga ana tjetër futen në parti sepse duan të zënë vende pune. Kjo tregon se çfarë probleme ka në Shqipëri, siç është papunsia. Lidhja me politikën shikohet si siguri për të ardhmen. Duhen planifikuar sa më parë politika dhe vende të reja pune, rinia duhet të jetë kryefjala e çdo gjëje, kjo është e çuditshme për një vend demokratik.Të ashtuquajturën e jetës së të rinjve shqiptarë, skizofrenike , e tregojnë shifrat e studimit të parë të këtij lloji, “Rinia shqiptare 2011 me besim për të ardhmen dhe dyshim për të tashmen”, ku janë përfshirë grupmoshat nga 16-27 vjeç . Në raport thuhet se 49.3 % e të rinjëve lakmojnë punën në administratën publike ndërkohë që anëtarësimin e Shqipërisë në BE e shohin brënda 10 vitesh.