Auron Tare: Trashëgimia kulturore nuk është ruajtur

Deputeti i Partisë Socialiste, Auron Tare, në intervistën e tij për RTV “Ora News”, ka folur për debatet mbi ruajtjen e trashëgimisë kombëtare.I pyetur në lidhje me debatet e ditës së sotme në Parlamentin shqiptar në lidhje me trashëgiminë kombëtare, deputeti I Partisë Socialiste është shprehur:“ Debati i sotëm në Parlament ishte një debat rreth 2 orë ku ministri u përgjigj:“Ishte një debat rreth 2 orë ku ministri u përpoq tju përgjigjej disa prej çështjeve kryesore që deputetët kishin kërkuar. Megjithëse ne kishim kërkuar sqarime mbi tre çështje kryesore, aty u diskutuan shumë çështje të lidhura me trashëgiminë kulturore, pasi gjëndja e trashëgimisë kulturore është mjaft e rëndë dhe nuk po shikohet asnjë lloj shprese në fundin e tynelit. Trashëgimia kulturore ka një sërë problemesh të cilat nuk po marrin zgjidhje. Ne kërkojmë një debat të ndershëm në këtë pikë I cili nuk ekziston. Është e vërtetë që janë dhënë para për trashëgiminë kulturore por nuk janë të prekshme, në letra janë dhënë fonde porn ë terren nuk ka fakte.”“Ministria nuk po forcon drejtoritë e saj rajonale, të gjitha fondet sot jepen me tendera, të cilat në përgjithësi mërren nga njerez që janë shumë afër pushtetit dhe që nuk janë të specializuar për restaurimet e objekteve kulturore. “ është shprehur Tare. Strategjia e kamerave të ministrit nuk funksionon, sepse nuk mund të rruhen monumentet e kulturës me policë dhe me armë. Nëse ministria e Kulturës do të bënte një projekt me komunitetin për një objekt kulturor kjo do të ishte strategjia më e mirë për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tijë. Objekti kulturor nuk rruhet me gardh por rruhet nga njerëzit të cilët kanë interesa ekonomike brenda tij.” është shprehur Tare.