Pashk Pervathi, hap ekspozitën e 34-të vetjake
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2013, 19:53
Në përvjetorin e tij të 55-të, artisti Pashk Pervathi, feston me miqtë e tij duke prezantuar ekspozitën e 34-të.Nëpërmjet 38 pikturave në gjinit e peisazhit, portretit dhe natyrës së qetë, në teknikën e vajit, sjell këtë krijimtari vetjake, në mënyrën më unike. Të 20-të peisazhet e prezantuara, kanë qënë pjesë e udhëtimit të vetë autorit, i cili ka hedhur në telajo Valbonën, Recin, Vlorën, Gostivarin dhe Cinque Terre, në kuadër të udhëtimit në vendet fqinje.Artisti Pervathi, cilëson figurën e ciganëve si më të dashurën, të prezantuar ndër 10 prej potreteve. Ky cikël pikturash i realizuar në harkun e vitit 2012, do i lërë vendin, një tjetri projekti pas 2 vitesh, si vazhdim i udhëtimeve në vendet fqinje.