PD publikon kërkesën për referendum të përgjithshëm për miratimin e tre ligjeve
Partia Demokratike ka publikuar kërkesën për referendum të përgjithshëm për miratimin e tre ligjeveNë kërkesën e publikuar nga Partia Demokratike thuhet se: “Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj I një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.”“Në zbatim të këtij neni të Kushtetuës, deputetët nismëtarë, përfaqësues të partive parlamentare që përbëjnë edhe shumicën qeverisëse, I propozojnë kuvendit marrjen e vendimit për të shtruar në referendum të përgjithshëm popullor, çështjen e miratimit të tre projektateve që do të bëjnë të mundur marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.”Tre projektatet që kërkohen të paraqiten në referendum të përgjithshëm janë:Projektligji 1. Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588. Datë 15.03.2000 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, ( depozituar në Kuvend më datë 11.07.2012)Projektligji 2. Për nëpunësin civil (depozituar në kuvend më datë 7.09.2012)Projektligji 3. Projektvendimi për disa shtresa dhe ndryshime në vendimin nr.166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (prill 2012) të shoqëruar me dokumentacionin parlamentar të shqyrtimit të tyre në organet e Kuvendit.