Nderohen oficerët e vrarë në 1997-ën

Homazhe për dy dëshmorët e atdheut, Besnik Hidri dhe Leka Qokaj, të cilët u zhvarrosën për tu prehur në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.Kreu i qeverisë Sali Berisha, deklaroi se me këtë akt po mbyllet një prej skenarëve të rebelimit komunist  të vitit 1997.Kreu i SHISH, Visho Ajazi, shprehu nderim të thellë për dy  të rënët në krye të detyrës.Ndërkohë që djali i Lekë Qokajt, ka bërë apel që të mos ngelen më jetimë nga krimet kundër punonjësve të shtetit.Vrasja e e dy punonjësve të SHIK-ut  ka ndodhur 16 vite më pare, në 28 Shkurt 1997 në Vlorë, ku  nënkolonel Besnik Hidri dhe toger Lek Qokaj, u ekzekutuan gjatë një greve të studentëve në këtë qytet. Në 28 Shkurt të vitit 2004, ish-Presidenti, Alfred Moisiu, dekoroi dy oficerët e rënë në krye të detyrës, duke iu dorëzuar familjarëve, "Medaljen e Artë të Shqiponjës".