Analiza e punës në Gjykatën e Tiranës dhe Apelit

Puna e mangët e prokurorisë gjatë fazës së hetimeve dhe e gjykatës së shkallës së parë, bëhen shkasë për riçeljen e hetimeve.Ky problem u ngrit gjatë analizës së punës për vitin që lamë pas, i Gjykatës së Apelit në Tiranë.  Shqetësimin e ngriti drejtuesi i kësaj gjykate, Alaudin Malaj, ndërsa renditi si problematikë edhe zvarritjen e proçeseve gjyqësore nga palët e interesuara.Duke vlerësuar punën e kësaj gjykate, nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, u shpreh se ankesat ndaj apelit në KLD janë të konsiderueshme, prandaj edhe puna duhet të fokusohet tek transparenca dhe shpejtësia e gjykimit.Ndërkohë edhe Gjykata e Tiranës zhvilloi analizën e saj vjetore për 2012 ,i cili përgjithësisht ka qënë një vit i sukseshëm sipas kryetarit të saj Fatri Islamaj. Ndërsa problem për këtë gjykatë vazhdon të jetë ngarkesa e gjyqtarëve dhe mungesa e ambjenteve.