Hapja e Konsullatës meksikane, Panariti takon ambasadorin dhe konsullin e nderit

Pas ceremonisë së inagurimit të Z.Ylli Ndroqi si konsull nderi i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, ambasadori i Meksikës Miguel Ruiz Cabanas Izquerdo dhe z.Ndroqi i janë drejtuar aeroportit të Rinasit, ku kanë zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm Edmond Panariti.Në bisedën prej më shumë se 30 minutash, ministri Panariti ka uruar Z.Ylli Ndroqi për detyrën dhe ka kërkuar ndjesë për mos praninë e tij në ceremoninë  e prezantimit, për shkak të ndodhej në një vizitë zyrtare jashtë vendit, nga e cila sapo ishte kthyer.Ministri Panariti ndau të njëjtin mendim me ambasadorin e Meksikës Miguel Ruiz Cabanas Izquerdo, se hapja e një konsullate nderi në Tiranë, do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve mike.Panariti, ka shprehur besimin e tij në përmbushjen me sukses të detyrës së konsullit nga ana e z.Ndroqi.Ambasadroi i Meksikës, Miguel Ruiz Cabanas Izquerdo, vlerësoi miqësinë që bashkon prej vitesh Shqipërinë dhe Meksikën dhe çmoi rolin pozitiv në çuarjen përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve hapja e Konsullatës së Nderit në Tiranë.Takimi me ministrin Edmond Panariti ishte një rast që z.Ndroqi të përsëriste mirënjohjen e tij për Ministrinë e Jashtme shqiptare, e cila i besoi një detyrë kaq të rëndësisishme.Në takim, u diskutua edhe për fushat kryesore mbi të cilat bashkëpunimi dy palësh mund të marrë dimensione të reja.Pas bisedës miqësore, ambasadori Miguel Ruiz Cabanas Izquerdo, i është  drejtuar Romës, në të cilën ndodhet edhe ambasada e Meksikës në Itali, e cila mbulon edhe Shqipërinë.