Noka-PS-së: Keni inspiruar një fushatë denigruese, doni të shkatërroni hetimin

Ministri i brendshëm Flamur Noka ka akuzuar deputetët socialistë se po kërkojnë të shkatërrojnë hetimin e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj duke publikuar edhe foton e të dyshuarit të vrasjes Arben Frroku me zyrtarë të policisë së shtetit.Duke folur në sallën e Kuvendit, ministri Noka ka paralajmëruar se ka hapur një hetim për të zbuluar të gjitha lidhjet e Arben Frrokut me politikën."Keni 24 orë që keni inspiruar një fushatë të gjerë politike për të denigruar procesin, shkatërruar procesin e keni bërë ju për arsyet tuaja dhe qëllimet që i dini mjaft mirë. Kjo është foto normale,  po të merrem më fotot tuaja, duhet të leni vendin jo kuvendin. Taulant ti je i lidhur këmbë e kokë e trafikun e drogës dhe femrave e ke emrin Fatos Gjura, jep përgjigje për atë vajzën që ke tentuar ta përdhunosh bëj analizën se mund të dalësh me sida. Meqë ju i referoheni fotos unë ju them Zoti Tahiri para 16 ditësh ti zotëri më ke ngrënë darkë, nga ora 8 e gjysëm me të dyshuarin për vrasjen e kryekomisarit. Sa herë ke ngrënë dhe ke pirë në lokalin e të dyshuarit?. Pyesi kryetarin e minibashkisë nr 6 me kë është ortak në biznes? Ju po merrni me këtë çështje, unë kam kërkuar që të hapet një hetim i gjerë për të gjtiha lidhjet e të dyshuarit.  Ti në sy të gjithë Kombinatit ke ngrënë dhe ke pirë në lokalin e të dyshuarit. Është një histori juaja politike për të shkatërruar procesin por është një proces hetimor i rregullt. Ju e sajuat këtë për të mbrojtur ortakun tuaj.  Ju inskenuat këtë lojë për të mbrojtur ortakun tuaj” tha Noka.Ai ka theksuar se pas hetimit të vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj do të publikojë të gjitha dokumentat dhe lidhjet që sipas tij deputetët e PS-së kanë me të dyshuarin Arben Frroku."Vëllai i të dyshuarit ka edhe një parti që është në aleancë me ju.  Unë do t`ju nxjerr të gjitha dokumentat dhe lidhjet tuaja se i kam. Lëreni procesin të zbardhet dhe mos u përpiqni të krijoni zhurmë dhe të prishni procesin. Për të gjithë lidhjet ka hapur një hetim” ka shtuar më tej Noka.