Rama: Të dorëhiqen Noka, Burgaj, Kuliçaj.Kjo trio është mallkimi i policisë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në lidhje me publikimin e fotos ku shfaqet i dyshuari i vrasjes së komisarit Dritan Lamaj me krerë të lartë të policisë së shtetit.Në një konferencë për shtyp, Rama ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Flamur Noka, drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe Zv. drejtorit të përgjithshëm Kuliçaj."Alibija e djeshme e Kuliçit famëkeq dhe e deklaratave të Burgajt hileqar janë mëshirimi i policisë së shtetit. Dorëheqja nga hetimet është mënyrë e padenjë për të fshehur të vërtetën që duket haptas nga alibia e Zv. drejtorit dhe nga deklarata e vetëdiskretituese e drejtorit për ndodhinë. Ndërsa heshtja e Ministrit të Brendshëm është kapaku i një historie që duhet të vazhdojë me dorëheqjen e të treve minimalisht. Kjo trio është mallkimi i policisë së Shtetit, fytyra e tradhtisë së përditshme, dora e rrënimit të saj, truri i korrupsionit dhe kontrabandës që e ka kapluar, veshi që merr fjalë nga krimi dhe goja që i çon fjalë krimit" shtoi Rama.

Rama ka sulmuar edhe kryeministrin Sali Berisha i cili sipas tij ka dijeni për gjithçka që po ndodh.“Sigurisht kjo ka bekimin dhe dijeni e kryeministrit që pas vrasjes bëri deklaratë për teknologjinë 4G, kurse sot priteni të akuzojë opozitën. Ja pse komisarët këputen rrugëve dhe asnjë nuk ndryshon, ja pse është thyer ekuilibri në favor të krimit, ja pse shteti është tërhequr dhe krimi ka marrë yrysh në bashkëpunim me kupolën drejtuese” shtoi Rama.Ndërsa e cilësoi foton si histori të turpshme, Rama hodhi akuza të rënda ndja kupolës së policisë së shtetit."Kupola e policisë është një organizatë e frikshme kriminale, më e rrezikshmja. Kjo qeveri nuk garanton më jeten e qytetarëve, asnjë liri të tyre përkundrazi luan çdo ditë me jetën e qytetarëve dhe i braktis ata në mes të rrugës. Kjo qeveri nuk garanton dot as ushqimin e fëmijëve, duke dhënë deklarata qetësuese me përmbajtje të gënjeshtërt.” theksoi më tej Rama.