Fotot, Berisha:MB i ka potencialet për zbardhjen e krimit
Kryeministri Berisha është shprehur sot në lidhje me foton e publikuar në media ku shfaqet i arrestuari për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku me zyrtarë të lartë të policisë së shtetit.I pyetur nga mediat në lidhje me këtë foto pasi zhvilloi homazhe për dy Dëshmorët e Atdheut Besnik Hidri dhe Leka Qokja,kryeministri Berisha shmangu një përgjigje direkte por deklaroi se shteti iu përgjigj flakë për flakë krimit duke arrestuar autorët."Për kryekomisarin Dritan Lamaj kam shprehur vlerësimin dhe konsideratën time. Një gjë është e sigurtë që policia iu përgjigj flakë për flakë identifikimit të autorëve të këtij krimi të shëmtuar. Ministria e brendshme i ka të gjithë potencialet për të zbardhur çdo element rreth vrasjes në krye të detyrës së komisarit Dritan Lamaj” tha Berisha.Noka: Së shpejti, të dhëna për lidhjet e Frrokut me politikënMinistri i Brendshëm Flamur Noka ka paralajmëruar zbardhjen e lidhjeve të Arben Frrokut me politikën si një mënyrë kundërpërgjigjeje ndaj fotove të publikuara ku shfaqeshin krerë të policisë me të akuzuarin për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.Ministri tha se fotoja nuk kompromenton hetimin pasi bëhet fjalë për një dalje të vjetër që nuk lidhet me rastin konkret.“Të mos merreshim me këtë histori, të fokusohemi te ngjarja. Sa për lidhjet e Frrokut me politikën do t’u bëjmë më dije shumë shpejt gjëra të tjera” tha ai.Fotot e të dyshuarit të vrasjes së komisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku me disa prej drejtuesve të lartë të policisë së shtetit ngjallën mjaft debate ditët e fundit.Pas publikimit të fotos, Tonin Vocaj dhe Agron Kuliçaj dhanë dorëheqjen nga hetimi i vrasjes së kryekomisarit. Fotoja e bërë publike është bërë në një drekë miqësore dy vite me parë, konkretisht në 25 prill të 2011-ës në një lokal rrugës për në Dajt.