Debate në Kuvend për kalendarin dhe vrasjen e kryekomisarit Lamaj

Kuvendi ka nisur sot me debate për çështjen e kalendarit të punimeve të Parlamentit dhe më pas edhe për foton e publikuar nga mediat ku i akuzuari për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku me drejtues të lartë të policisë.Në nisje të seancës, Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ka kërkuar heqjen nga kalendari të çështjeve të rëndësishme si privatizimi i 4 HEC-eve dhe licenca e llotarisë kombëtare."Publiku shqiptarë duhet të kuptojë se çfarë është kjo emergjencë në privatizimet e shpejta të 4 HEC-eve dhe në ratifikimin e dhënies së licencës së llotarisë kombëtare. Kërkoj të reflektoni në këtë çështje sepse kemi të bëjmë me privatizimin e pasurisë së shqiptarëve dhe me të ardhura që është llotaria kombëtare që nuk është pasuria juaj. Gjithashtu, PS ka mbi tre muaj që ka depozituar një nismë për personat me aftësi të kufizuar, e cila nuk është përfshirë në kalendar. Doli pretendimi se s’ka faturë financiare, pra, rregullorja i’u detyron t’ia ktheni nismëtarëve ta plotësojnë. Ne kërkojmë që ato të hiqen nga kalendari i diskutimeve të javës së ardhshme, me qëllim që t’i lihet kohë deputetëve të shprehen ” tha Ruçi.Për këto çështje, kryetarja e Kuvendit, Topalli sqaroi se propozimi i PS-së nuk ka faturë financiare, kështu që administrata e Kuvendit duhet t’ia ktheje PS-së, sipas rregullave, për ta plotësuar. “Ndërsa, rasti i llotarisë kombëtare ka disa javë që ka ardhur dhe për privatizimin e hec-eve, kemi një praktikë financiare, që kur ka interesa madhore të qytetarëve, ajo hyn në kalendarin e kuvendit” tha Topalli.Replika e akuza të ashpra ka pasur edhe mes kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe deputetit të PS-së, Taulant Balla."Ky parlament duhet ta niste punën me 2 min heshtje për një komisar të vrarë. Sot ky Kuvend nuk hyn dot në punime normale pa dhënë shpjegime Ministri i Brendshëm për foton” tha Balla.Ajo i ka ndërprerë fjalën Ballës, i cili e ka nisur fjalën me vrasjen e komisarit Lamaj, duke i thënë se është jashtë rendit të ditës.“Ti ke dalë në konferenca shtypi duke sulmuar komisarin që nuk jeton më, kërko të falur. Ti nuk po vjen më në këtë parlament zgjedhjet e ardhshme, sado që të shfrysh më mashtrime, do ta them, nuk ke lënë gjë pa thënë kundër Berishës. Unë përkulem para cdo polici që ka dhënë jetën për rendin dhe qetësisë, kurse ti s’ke lënë gur pa hedhur kundër atij njeriu, konferencë shtypi pa lëshuar bomba kundër tij, të të vijë turp, ku e coni fytyrën ti, po ku ke fytyrë ti”- i tha Topalli-Ballës.