Meta kritika qeverisë: T`i shlyej borxhet biznesit

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka kritikuar qeverinë për borxhet e krijuara ndaj biznesit ndërkohë që është forca politike që ai drejton pikërisht ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës.Në një takim me kreun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës i ka kërkuar qeverisë të shlyej detyrimet e prapambetura pasi bizneset ndodhen në vështirësi."Është një paketë propozimesh që dhoma e tregëtisë ka përgatitur për forcat politike në mënyrë që të adresojnë sa më shpejt dhe në mënyrë më efikase shqetësimet që ka biznesi, zgjidhja e të cilave do të jepte një dinamik tjetër zhvillimit të biznesit. Situata në të cilën ndodhet vendi  dhe situata problemetike në të cilën ndoshen partnerët tanë tregëtar e bën të domosdoshme një qasje më dinamike në politikat tona ekonomike dhe një klimë  në pozitive për biznesins sepse është biznesi motorri i ekonomisë së vendit dhe i punësimit. Ndaj është e domosdoshme të përqëndrohemi në realizmin e politikave ekonomike që do të rrisin prodhimin vendas. Të atyre politikave që garantojnë një rritje më të madhe të ekonomisë, përmirësimin e klimës së biznesit dhe thithja e investimeve të huaja. Prioritet i jashtëzakonshëm dhe afatgjatë e cila do të garantonte një rritje të qëndrushme ekonomike të vendit do të jetë edhe rritja e eksporteve Made in Albania"shtoi Meta.Ndërsa kreu i Dhomës së Tregëtisë Nikolin Jaka theksoi se vendosi t`ia dorëzoj kreut të LSI-së paketën e biznesit për dy arsye."E para është për rolin që ka LSI-ja për integrimin e vendit dhe biznesi ka patur mundësi të vlerësojë me çmimin miku i sipërmarrjes private Ilir Metën” tha Jaka.Ai gjithashtu kërkoi edhe angazhimin e partive të tjera politike në mënyrë që të respektohet roli i sipërmarrjes në zhvillimin e vendit.Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka dorëzuar, draft propozimet me disa prej kërkesave më emergjente të biznesit në kohë krize kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.