KE kritika për përdorimin e fondeve. Mirel: konsesus politik për integrimin
Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Pierre Mirel, ka kritikuar për mënyrën e përdorimit të fondeve të Shqipëri. Sipas kreut të komisionit Europian për Ballkanin më problematike mbeten njësitë vendore.Ndër të tjera Mirel ka kërkuar konsensus të gjerë politik.Kam ndjesinë se janë bërë jo të gjitha përpjekjet e mundshme sidomos nga bashkitë, jo vetëm nga ministritë. Në disa bashki kemi investuar rreth 50 milionë Euro dhe ato nuk kanë bërë aq sa duhet. Ka 4 elementë të rëndësishëm për integrimin. Konsensusi i gjerë në vend, që është i domosdoshëm e që do të thotë që të gjitha partitë duhet të jenë në gjendje të tejkalojnë vështirësitë që mendojnë se kanë për të miratuar legjislacionin e nevojshëm për të ecur para. Të merren përsipër reformat e guximshme sipas kritereve të aderimit, ne i kemi paraqitur këto në dokumentin strategjik se ka dy grupe çështjesh që krijojnë vështirësisë për aderimin, kriteret politike, liria e shprehjes, sundimi i ligjit dhe çështjet dypalësheIntegrimi i vendit në BE është vendosur mbi interesa cinike të politkës.Ministrja e Intgrimit, Majlinda Bregu, ka akuzuar sërish opozitën për bllokimin e proçesit të integrimit të vendit.Nga viti 2007 deri më sot ,BE ka asistuar me 600 milionë Euro, të investuara në infrastrukturë, drejtësi, zhvillimin rural, kulturor.