Opozita: Diskriminim politik, jo i mentalitetit
Në 2012, 90 persona kanë trokitur në dyert e komisionit për mbrojtjen nga diskriminimi.Komisioneri ka nisur edhe verifikimet megjithwse një përqindje e lartë është vlerësuar si një "alarm" i rremë. Ajo çka shihet me probleme në rastet e paragjykimeve apo në rastet përjashtues, janë personat me aftësi të kufizuara, ku 19 prej tyre janë shprehur të shqetësuar se në institucionet publike mungon infrastruktura për ta, po në shifra të larta diskrimini është parë komuniteti romë, egjiptian dhe tek LGBT.Opozita në komsionin kuvendor tha se çështja e diskriminit duhet të shihet përtej politikës, mungon një bashkëpunimin me komsionerin, nuk është bërë asgjw për vonesat e papaftësisë dhe se diskriminimi ndodh më shumë për çështje politike se sa për çështje mentaliteti.Opozita ka kërkuar një diskutim të dytë me komisinerin kur në komision të jenë të pranishëm dhe grupet e interesit.