Topi me studentët, sulmon Berishën: Ka monopolizuar pushtetin

Kreu i FRD Bamir Topo ka akuzuar direkt kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama se në 20 vjet kanë monopolizuar pushtetin. Ish presidenti në një diskutim me të rinjtë tha se është koha ti jepet fund këtij realiteti të hidhur.Topi ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë e ndryshimit duke lajmëruar edhe një program të veçantë nga partia që ai drejton për këtë kategori. Topi tha se vota duhet të jetë bindje për të projektuar të ardhmen e një brezi dhe se dita votimit është një e drejtë legjitime kushtetuese, nuk duhet të shfrytëzohet si moment mekanik.