Komisoni i sigurisë, opozita kërkon dorëheqjen e Nokës dhe Burgajt

Vrasja e kryekomisar Dritan Lamaj, por edhe situata kriminale në vend, kanë gjetur diskutime të ashpra në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare.Deputetët e opozitës kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Flamur Noka dhe drejtorit të përgjithshëm të policies, Hysni Burgaj. Sipas Gazmir Bizhgës, situata e rendit është jashtë kontrollit të policisë shqiptare.Ndërsa diskutimet në komision u fokusuan edhe në projektligjin e ri të armëve të hartuar nga PD-ja. Depuetët e opozitës kërkuan rifomulim në disa nene, sidomos atij për mbajtjen e armëve nga zyrtarët e lartë.Ndërkohë që në mbledhjen e ardhëshme të këtij komisioni, pritet që projektligji mbi armët, të diskutohet dhe të kalojë nen për nen.