KQZ: Disa njësi vendore nuk kanë paraqitur ende informacionin e duhur
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, bën me dije se në zbatim të Kodit Zgjedhor për përgatitjen, organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, në mënyrë të përsëritur u ka kërkuar njësive të qeverisjes vendore dhe zyrave të gjendjeve civile pranë tyre, informacion, si autoritet përgjegjëse për publikimin e ekstratit të përbërësve zgjedhore si dhe caktimin e Qendrave të Votimit në njësinë përkatëse të qeverisjes vendore.Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve konstaton se pas masave të mara që kanë të bëjnë me gjobitjen e drejtuesve të 139 njësive vendore, ka patur përmirësim të dukshëm të situatës dhe në ditën e sotme ky detyrim ështe plotësuar edhe nga 73 njësi vendore.Por, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, konstaton me shqetësim se disa njësi vendore ende nuk kanë paraqitur pranë këtij Komisioni informacionin për qendrat e votimit.Siç dihet afati ligjor i përcaktuar në kodin Zgjedhor për dorëzimin e këtij informacioni nga kryetarët e njësive të qeverisjes vendore ka përfunduar.KQZ, bën me dije se do të vazhdojë marrjen e masave administrative kundrejt këtyre drejtuesve të njësive vendore deri në plotësimin e detyrimit ligjor nga ana e tyre.