Gjirokastër, makina del nga rruga, shoferi në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2013, 16:33
Një aksident me pasojë një të plagosur rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Derviçjan.Automjeti me targa TR 16 05 M, i drejtuar nga shtetasi Gëzim Brahimi, 53 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku ndodhet në gjendje të rëndë.Në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.